Halimi: Shqiptarët s’do të humbin asgjë nëse ia fillojnë nga pika zero, sepse edhe ashtu janë në minus të madh

Nga Shkëlzen Halimi

Lufta e ardhshme e subjekteve politike shqiptare, e organizatave joqeveritare, e inteligjencies së frikësuar do të duhet të jetë luftë për ngjalljen e shpresave të popullit, për kthimin e besimit, optimizmit.

Duhet të marrë fund funksionimi i klaneve, i grupeve të caktuara, duhet të marrë fund mentaliteti provincial, bajraktarizmi, duhet demaskuar përfituesit që keqpërdorin emocionet e popullit, si dhe spiunët e shumtë që janë përpunuar nga shërbimet sekrete.

Shqiptarët s’do të humbin asgjë nëse ia fillojnë nga pika zero, sepse edhe ashtu janë në minus të madh.