Halimi: “Ilir Hasani njeri me dinjitet”


Përgjegjësi i PR në One Hospital Xhavit Halimi ka përshëndetjr aktin e ish zv. Ministrit Ilri Hasani ku ka dhënë dorëheqje nga pozita!

Ai shkruan:

“Që nga dita që ju takova e pash që keni shumë vullnet per ta përmirësuar gjendjen e sistemit shëndetësor në këtë shtet dhe e mbaj mend shum mirë kur ju thash se gjithmonë do ju respektoj si doktor dhe si njeri sepse sot jeni zëvendës ministër por nesër ndoshta nuk do jeni, andaj per mua vleni si njeri, me dinjitet, karakter shumë të përsosur, dhe modest mbi të gjitha.

Këtë e keni dëshmuar edhe sot me dorëheqjen tuaj, sepse vetëm një njeri me shpirt të pastër dhe ndërgjegje mund t’a bëjë këtë gjest.

Ju jemi mirënjohës për punën si doktor dhe çdo her do jem i gatshëm të ju ndihmoj per çfarë do që do të keni nevoj.

RESPEKTE z. Ilir Hasani”