Halili takon ekspert të Fondacionit Evropian për Trajnim: “Mundësi e shkëlqyer për rrjetëzimin e kompanive”

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim të Teknologjisë (FIZHT), Festim Halili ka zhvilluar takim me eksperten nga Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF), znj. Maria Rosenstock. Sipas njoftimit në takim drejtorit Halili i është besuar organizimi i eventit të rradhës nga ETF-ja. Sipas Halilit, kjo paraqet një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzimin e kompanive nga vendet e rajonit ËB6 dhe vendet evropiane.

“Drejtori i FIZHT Festim Halili ka zhvilluar sot një takim me eksperten nga Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF), znj. Maria Rosenstock. Gjatë takimit, FIZHT pranoi me shumë kënaqësi të presë dhe organizojë eventin e radhës ETF, i cili paraqet një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzimin e kompanive nga vendet e rajonit ËB6 dhe vendet evropiane”, thuhet në njoftim.