Halili takoi kongresmenët Sessions, Mann dhe Self: Revolucionet teknologjike janë adut kryesor i SHBA-ve, bashkëpunimi është i domosdoshëm


Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka takuar kongresmenët Pete Sessions, Tracey Mann dhe Keith Self. Halili thotë se revolucionet teknologjike janë adut kryesor i SHBA-ve, dhe se si rrjedhojë bashkëpunimi me institucionet amerikane është i domosdoshëm.

“Në Kongresin Amerikan takuam shumë personalitete të rëndësishme të vendimarrjes. Në takimin me Kongresmenin Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për vendin tonë dhe partneritetin strategjik. Jemi me fat që kemi aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar në vazhdimësi. Njëherit, takova dhe kongresmenët Tracey Mann dhe Keith Self, me të cilët diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Revolucionet teknologjike janë adut kryesor i SHBA-ve dhe bashkëpunimi në këtë fushë është i domosdoshëm në të gjitha sektorët. Njëherit, në konferencën e organizuar në Kongres, u trajtuan temat aktuale politike dhe zhvillimore. Pavarësisht sfidave që ka vendi ynë, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar përmes programeve të shumta zhvillimore dhe integruese”, shkruan Halili.