Halili: Qeni që shkela është mirë, qentë që e ndjeknin mu dukën si një grup i PDK’së që vrapojnë pas Sami Lushtakut

Sokol Halili, përkrahës i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është njohur pas shkeljes së një qeni, derisa ishte live duke ofruar përkrahjen për kreun e LVV’së Albin Kurti, ka folur për rastin e shkeljes së qenit.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se qeni është mirë, derisa e ka krahasuar përsëri atë me një grup të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se ai rasti me qenin i duket si një grup i PDK’së që vrapojnë pas Sami Lushtakut.

“Dua të siguroj të gjithë shikuesit që më ka fut në gjynah aj qen, kishin qenë diku 10-15 qenë duke e ndjekur, ai u mundu me u strehu te unë në veturë. Ma qoi mallin si një grup i PDK’së duke e ndjekur liderin e Vetëvendosjes në Drenicë. Unë i kam fyer ata që vrapojnë pas Sami Lushtakut”, ka thënë ai.

Halili tha se me deklaratën e tij nuk i ka fyer simpatizantët e PDK’së, por vetëm ata që vrapojnë pas Lushtakut. Përndryshe, ai ka thënë se tashmë votat në Drenicë do të përgjysmohen, 50 për qin për PDK’në 50 për qind për Vetëvendosjen.