Halili: “Po vjen ADA ajo do të flet edhe shqip, konkurent i denjt i ChatGpt”


Drejtori i FIZT Festim Halili ka njoftuar se po vjen Softboti i parë inteligjent në Maqedoninë e Veriut.

Konkurent i denjë i ChatGpt do të jetë ADA që flet 3 gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka investuar në krijimin e një asistenti digjital që do të jetë 24h operativ në dhënien e përgjigjeve racionale ndaj pyetjeve tuaja për grantet e ndryshme dhe informata në lidhje me funksionimin e qeverisë.

Së shpejti e lansojmë në faqen e Fondit dhe disa institucioneve të tjera.
Sot e prezantuam projektin në qeveri së bashku me Codewell. Ku përmes Inteligjencës Artificiale ky softbot do të jetë në komunikim permanent me ju.
Në të ardhmen pretendojmë ta mbindërtojmë softbotin duke e transferuar edhe në Humanoid inteligjent.
#AI #FIZHT #fitr