Halili në diskutimin e sotëm “EU funded Green Business Facility Project (GBF)”: Investimet e gjelbra do të jenë në fokus të FIZHT

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot në hotelin Merkur ka mbajtur një diskutim me temën “EU funded Green Business Facility Project (GBF)”, ku pjesëmarrës ka qenë edhe drejtori Festim Halili.

Në njoftimin e FIZHT në facebook shkruan:

” Një diskutim dhe shkëmbim i shkëlqyer idesh rezultoi nga diskutimi i sotëm “EU funded Green Business Facility Project (GBF)”, i cili u organizua me qëllim analizimin e nevojave të ekonomisë lokale, përfshirë institucionet që mbështesin zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që angazhohen në biznese të gjelbra.
“#FIZHT është angazhuar në mënyrë aktive në veprime të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse klimatike dhe në periudhën e ardhshme investimet e gjelbra do të jenë në fokus të punës së FIZHT” këtë e theksoi #DFIZHT Festim Halili, i cili ndër të tjera prezantoi mundësitë për financimin e projekteve të ndërmarrjeve vendase, që kanë të bëjnë me përballjen me ndryshimet klimatike, mbështetjen e një ekonomie rrethore.
Manifestimi u mbajt në Hotel Merkur në Tetovë, ndërsa në periudhën e ardhshme do të mbahet edhe në pesë qytete të tjera”.