Halili: “Mundësi të reja për rritje dhe zhvillim, aplikoni”

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Festim Halili ka njoftuar për një bashkëfinancimmtë ri!

Halili njofton: Vit i ri, mundësi të reja për rritje dhe zhvillim!
❗️Nga sot hapet thirrja e re publike e #FIZHT “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”.
💰Gjithsej 5 milionë euro për të mbështetur zhvillimin teknologjik të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme
💡Qëllimi i thirrjes është të mbështesë ndërmarrjet për të krijuar kushte për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike, të arrijnë rritje të përshpejtuar, të rrisin konkurrencën në tregjet ndërkombëtare dhe rezistencën ndaj krizave pandemike dhe klimatike, përmes prezantimit të teknologjive të reja, inovative, të avancuara, “gjelbra” dhe digjitale për transformimin e tyre.
🚑 Me këtë thirrje u ofrohet mbështetje edhe institucioneve private shëndetësore në vend.
🔗 Më shumë informacion në: https://shorturl.at/klnIS