Halil Snopçe: Zoran Zaev bën propagandë edhe për 100 euro

Shpenzimet rrugore të deputetëve duhet të llogariten siç duhet, jo me atë të bëhet edhe propagandë. Kjo porosi vjen nga deputeti Halil Snopçe nga radhët e ASH-së, drejtuar mandatarit për qeverinë e ardhshme dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Snopçe tha se Zaev ka bërë propagandë kur ka thënë se është për heqje të shpenzimeve rrugore të deptetëve, pasi sipas tij, Zaev e ka ditur se do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit.

Dy herë e gjysëm ka shkuar de ardhur nga Strumica në Shkup si deputet dhe dha dorëheqje, tha Snopçe për Zaev. Kjo, shtoi ai, Zaevit i ka kushtuar vetëm 100 euro, prandaj nuk ka pasur nevojë që të bëjë popagandë.
“Në lidhej me dorëheqjen e zotit Zoran Zaev, i cili në mënyrë pompoze bashkë me Sekretarin Gjeneral të tij, pra në fillimtë mandatit të vet deklaroi që heq dorë prej shpenzimeve rrugore. Edhe kjo ishte vetëm një propagandë dhe një fasadë që shkëlqen nga jashtë por nga bredia është e kalbur. Kur me vetëdije të plotë e jep dorëheqjen dhe dy-tre javë përpara deklaron se heq dorë prej shpenzimeve të rrugës, vetëm për propagandë, kjo nuk është e moralshme.

E dini sa ka humbur Zaev për shenzimet e rrugës? Vetëm 600 kilometra për vajtje dhe ardhje nga Strumica pasi sot dha dorëheqje. Me aq pompozitet të madh e reklamim, kurse e ka ditur se do të jap dorëheqje vetëm për 600 kilometra që në harxhime përkthehen 6.000 denarë. As 100 euro të plota nuk i paska harxhuar. Për 100 euro humbje e që janë shërbim për këtë shtet, z.Zaev i cili është mandatar, ka bërë gjithë atë propagandë. Normalisht e lejnë ata funskionin deputet, pasi siç duket, ky funkson është më i degraduari në shtet”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së në senacën e tretë të përbërjes së re parlamentare kur verifikoheshin mandatet e reja për deputet.