Halil Matoshi pro ndezjes së qirinjve: Kosova me Serbinë nuk janë më armiq


Në emisionin informative “Info10”, në televizionin e gazetarëve Kanal10 analisti Halil Matoshi, ka folur rreth solidarizimit të kosovarëve me vrasjet në Koosvë, duke dal kështu në përkrahje të ndezjes së qirinjve në Prishtinë.

“Nuk ka asnjë lidhje midis luftës dhe rasteve tragjike në Serbi, kemi të bëjë me një sëmundje shoqërore. Ne si shoqëri nëse i themi vetes shoqëri politike e humane”, duhet të solidarizohemi me akte të tilla, ka thënë Matoshi.

Matoshi tutje tha se e inkurajon qeverinë që sipas tij në këtë rast kanë bërë një veprim më së normal.

“Shqiptarët janë shpaku për vuajtjet që kanë përjetu me dekada dhe shpagim më të madh se liria nuk ka”, tha tutje Matoshi.

Sipas tij Kosova dhe Serbia nuk janë më armiq, ata po nënshkruajnë traktat paqe. /Gazeta10/