Hakohet profili i Bujar Osmanit në Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se profili i tij në Twitter është sulmuar nga hakerët.

Osmani ka thënë se profili i tij në Twitter është jashtë kontrollit të tij dhe ai nuk menaxhon me të.

Tutje ai ka shtuar se aktivitetet e fundit të publikuara në Twitter nuk përfaqësojnë syimet dhe bindjet e tij.

Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
Dua t’ju informoj se profili im zyrtar dhe i verifikuar në Twitter, si Ministër i Punëve të Jashtme, @Bujar_O (Bujar Osmani), sot ka qenë objekt i një sulmi hakerësh dhe është marrë nën kontroll nga persona të panjohur.

Ju njoftoj se për momentin, profili im në Twitter është jashtë kontrollit tim, dhe si rrjedhojë, aktivitetet e fundit nuk përfaqësojnë as synimet, aktivitetet, pikëpamjet e bindjet e mia e as nuk janë pikëpamje zyrtare të institucionit.

Rasti është raportuar në Ministrinë e Brendshme, si dhe në adresat përkatëse në rrjetin social “Twitter”, nga ku pres reagim të shpejtë dhe kthim të profilit zyrtar dhe të verifikuar nën kontrollin tim.