Haki Abazi sul*mon mediumin kosovar: Televizioni i Gruevskit duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit

Anëtari i Vetëvendosjes Haki Abazi ka su*lmuar brutalisht në mënyrë të turpshme mediumin vendor “T7″. Abazi ka thënë se “T7” po qëndron prapa nxitjes së kër*cënimeve përleshjeve fizike e madje edhe vrasjeve të njerëzve”.

Ky status i Abazit që nxit urrejtje e mosdurim dhe madje linçon një medium me gjithë gazetarët e tij mëton ta luftojë pikërisht gjuhën e urrejtjes dhe i bën thirrje komisionit të mediave intervenim. Ish zv.kryeministri i dytë në Qeverinë Kurti e ka lidhur këtë televizion me ish kryeministrin maqedon Nikolla Gruevski edhe pse nuk ka ofruar kurrfarë prove në shërbim të këtij pretendimi.

Kjo nuk është hera e parë që Abazi dhe anëtarët e tjerë të VV’së sul*mojnë mediumet vendore dhe gazetarët.
Reagimi i plotë:

Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes nxitja e kercnimeve dhe përleshjeve fizike dhe vr*asjes së njerezve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kr*iminale të televizionit të Gruevskit! Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij.