Haki Abazi mbështetje për Frontin Evropian


Haki Abazi ka shprehur mbështetjen për Frontin Evropian në Maqedoninë e Veriut.

“Mbrëmë nga Zvicrra direkt kam shkuar në Strugë dhe Veleshtë për të përkrahur shqiptarët në rrugëtimin Evropian dhe përcaktimin e determinuar për zhvillim. Në Strugë u takuam me komunitetin e biznesit ndërsa në Veleshtë takuam me banorët Veleshtarë. Me Veleshtën më mbanë të lidhur edhe kujtimi për bujarinë dhe vllazërinë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Energjia dhe entuziazmi Veleshtarë ka vulosur konceptin e bashkimit dhe tejkalimit të ndasive.

Demokracia nuk është sistem perfekt por është mjaftueshëm i hapur për vendimin e pavarur të secilit votues për të bërë përzgjedhjen e pavarur për përfaqësim dhe përcaktim programor. Demokracia mundëson angazhimin e secilit votues edhe për të ngritur çështjet dhë për të kërkuar zgjidhje.

Ardhja ime është një kundërpërgjigjeje tentimit për mashtrim dhe për përçarjen e shqiptarëve për t’i sunduar dhe imponuar një mendësi autokrate qeverisëse dhe një model që lufton dhe armiqëson marrëdhëniet me sektorin privat dhe përjashton anagazhimin qytetarë dhe alademik nga vendim-marrja politike. Me 8 Maj shqiptarët e MV do e votojnë Frontin Evropian dhe do e refuzojnë një mashtrim të tillë të VetëVrasjes politike ashtu siç e refuzuan me 24 Prill”, ka shkruar Abazi.