Haki Abazi; Kurti gabon që përzihet në Maqedoninë e Veriut

Deputeti i Pavarur në Kuvenin e Republikës së Kosovës, Haki Abazi, për Top Channel ka deklaruar se Albin Kurti vetëm po gabim ne ndërhyrjen e tij në zgjedhjet e Maqedonisë së Veritu. Ai ka thënë se Kurti bën gabimet e njëjta siç i ka bërë edhe në Kosovë dhe Luginën e Preshevës. “Ne në Kosovë jemi të interesuar të shohim një proces demokratik. “Të njëjtën gjë që ka bërë si ryeministër në Shqipëri në zgjehdjet e fundit, të njëjtën gjë që ka bërë si kryeministër me shqiptarët e Luginës së Preshevës duke ndarë trupin elektoral dhe votuesit në preshevë, Bujanovcë dhe preshevë, të njëjtën strategji po e ndjek edhe në Maqedoninë e Veirut duke e ndjekur krahun e njërës nga anët e përfaqësimit politik atje, të panevojshëm absolutisht, sepse shqiptarët kanë nevojë për zgjidhjen e çështjeve të tyre, të cilat i preokupojnë ata për të mbetur në maqeoninë e Veriut dhe në trojet e tyre”, ka thënë deputeti Abazi.