Hakeret lënë mesazh për bllokimin e web faqeve të ministrive

Su*lmi ndaj faqeve të internetit të institucioneve shtetërore nuk ndalet. Këtë herë objekt su*lmi të hakerëve janë dy ministri. Ueb faqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit që dje janë në shënjestër e su*lmeve anonime të cilët vazhdojnë edhe sot. Në vend të përmbajtjeve të këtyre institucioneve u shfaq kjo fotografi në të cilën grupi Anonim dërgon mesazhe që nuk do të ndalojnë me hakimin e faqeve të internetit.

“Në Maqedoni ende ka njerëz që angazhohen për këtë vend. Ne jemi një prej tyre dhe ju jeni armiku ynë më i madh për momentin. Ky është vetëm fillimi nuk do të jetë e lehtë të shpëtoni nga ne. Tani do të ketë fundosje” kanë shkruar hakerët. Lidhur me këtë su*lm Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përkundër uebfaqes së hakuar nuk u funksionojnë as e-mailat zyrtar. Ministria e Brendshme heton se kush qëndron prapa hakerave anonimë.

“Deri te sektori për kri*minalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale në MPB kanë arritur denoncime nga këto institucione dhe ajo që mund të them është se menjëherë po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e këtyre rasteve”- Toni Angellovski zëdhënës i MPB-së

Profili “Anon OPS Mkd” në rrjetin social Tuiter mori përgjegjësinë e sul*mit ndërsa paraprakisht edhe për faqen e KSHZ-së. Nga sektori për kri*minalitet kompjuterik në MPB kanë konstatuar se sul*muesit e faqes së KSHZ-së kanë kryer su*lm “DDoS” apo një nga sulmet më të fuqishme të softuerëve. Ai është kryer nga qindra kompjuterë paraprakisht të su*lmuar që hakerët i kanë pasur nën kontroll. Ky su*lm ka pamundësuar shpalljen e rezultateve zgjedhore. MPB vazhdon të hetojë kush e ka porositur su*lmin kompjuterik.