Hajnat i hyjnë në shtëpi futbollistit të njohur nga Gostivari, i kanë vjedhur gjësende me vlerë prej 1 milion euro

Shkodran Mustafi ka qenë viktimë e një sulmi të hajnave, të dielën e kaluar.

Tre persona me kapuç hynë në shtëpinë e tij dhe plaçkitën gjësende me vlerë afër një milion euro , duke përfshirë para, bizhuteri, çanta markash dhe gjëra të tjera.

Sulmuesit nuk kanë ushtruar dhunë kur futbollisti u gjend në një kat tjetër të pallatit dhe u larguan me nxitim kur e kuptoi grabitjen, shkruan levante.

Garda Civile po përpiqet të gjejë dhe identifikojë autorët e kësaj grabitjeje dhe nëse ata janë anëtarë të një organizate që kanë bastisur shtëpitë e futbollistëve të tjerë kohë më parë, duke përfituar nga ditët e ndeshjeve dhe mitingjet, apo nëse janë kriminelët e zonës.

Ngjarjet ndodhën natën e së dielës deri të hënën në rrugën Merla në urbanizimin Torre En Conill de Bétera.

Me sa duket, hajdutët, tre burra që fshihnin fytyrat me kapuç, kanë hyrë në shtëpinë e Mustafit perms dritares së njërit prej ballkoneve të shtëpisë, pasi kanë hyrë në parcelë përmes fushës së golfit që ndodhet pas shtëpisë.

Futbollisti, mjaft aktiv në rrjetet sociale, shfaqet në disa fotografi në shtëpinë e tij, të cilat do t’u kishin dhënë sulmuesve të dhënat e nevojshme për vendndodhjen e shtëpisë dhe aksesin e mundshëm përmes një gardh të thjeshtë që e ndan atë nga fushat e golfit që ndodhen pranë.

Me sa duket, hajdutët kanë qenë brenda ndërtesës për gjysmë ore dhe gjatë kësaj kohe kanë plaçkitur shtëpinë pa e vënë re Mustafi prezencën e tyre deri pak para se të iknin.

Mustafi ka bërë tashmë denoncimin përkatës, në të cilin raporton vjedhjen e bizhuterive, çantave, orëve dhe parave, të gjitha në vlerë prej afro një milion eurosh.