Ha*jduti plaçkit veturën e polices në “Bit Pazar” me sistem special

Prokuroria ka ngritur pa*di ndaj një vj*edhësi i cili ka pl*açkitur veturën e një të punësuare në Ministrinë e Punëve ët Brendshme prej ku ka marë para dhe gjësende në vlerë prej 50 mijë denarëve.

“I pandehuri, 47 vjeçar, më 28 mars, ka hapur veturën Audi në bulevardin ‘Nikolla Karev’, prapa stacionit policor ‘Bit Pazar’, ka marrë para, kartela bankare, dy legjitimacione zyrtare të MPB-së dhe kartelë për hyrje në MPB, si dhe gjësende tjera në vlerë prej 50 mijë denarëve”, njoftoi Prokuroria.

Siç duket bëhet fjalë për vj*edhës profesionist. Kur e ka vërejtur policen se po e len çantën në ulësen e pasme në veturë dhe po e mbyll derën, ai ka përdorur ka përdorur aparat për bllokim të sinjalit dhe sistemit për mbyllje, duke penguar që të mbyllet dera, pa u vërejtur ky problem nga pronarja e veturës. Kur ajo është larguar, vj*edhësi është futur në veturë, i ka vj*edhur gjësendet e përmendura dhe është larguar.
Prokurori Publik ka kërkuar nga Gjykata që për vj*edhësin në fjalë të caktojë parabu*rgim, thuhet në njoftim.