Më 14.12.2024, në ora 21:00, në Qendrën e Transportit në Shkup, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Aerodrom e kanë privuar nga liria Ç. Sh. (47) nga Republika e Shqipërisë. Ai dyshohet se më herët, në një autobus të NQT Shkup, ka kryer një vjedhje xhepi, duke marrë portofolat nga çantat e dy grave nga Shkupi.
Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare dhe është mbajtur në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të bëhet paraqitja përkatëse.