“Hajde zemra e vogël”, pronari i ALPO TV Aristotel Petro thotë se i shkau dora tek të pasmet e minorenes

Pronari i televizionit lokal të Gjirokastrës ALPO RTV, Aristotel Petro ka pranuar sot është pikërisht ai burri që shfaqet në videon e publikuar pak ditë më parë në media, ndërsa prek pjesët e pasme të një vajze në ambjentet e televizionit që drejton. Videoja u publikua pak ditë më parë nga gazetari Telnis Skuqi, i cili pretendon se ka edhe dëshmi të tjera nga vajza që kanë punuar në atë televizion, të cilat akuzojnë drejtuesin Petro për ngacmime seksuale në punë. Por i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Petro refuzoi në mënyrën kategorike që ky të ishte një ng*acmim se*ksual.

“Në atë video jam unë, i tëri dhe i bëri. Nuk e mohoj përkatësinë time në video. Unë isha në studio kisha kamerën para. Varet se çfarë po diskutonim, isha duke dalë para emisionit dhe i thashë: Hajde zemra e vogël ik, nuk mund të dalësh këtu. Te këmba mund të ketë shkuar gabimisht, nuk është qëllimisht. Është diçka pa dashje. Shkarja e dorës është pa dashje, herën e dytë. Doja ta kaloja dorën në pozicionin që po bëja punët e tjera”, tha Petro.

Sipas tij, video është një k*urth nga ana e gazetarit Telnis Skuqi me të cilin ka patur disa herë mosmarrëveshje përgjatë 10 viteve të fundit e madje edhe 2 procese gjyqësore.