“Hajde ikni. Keni 1000 plazhe të tjera. I urrej myslimanët”. Pronari i biznesit në Mal të Zi dëbon familjen(VIDEO)

Një incident ka ndodhur në Malin e Zi, ku pronari i një biznesi ka dëbuar një famile myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli. Pas incidentit në plazh, kur pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre, u shpreh edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq, i cili tha se fajtori për ngjarjen ishte Dragan Gj. Ky i fundit është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim. Axhiq ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar se pret përgjigje nga prokuroria.

VIDEO

Familja kishte shkuar në plazh për të shijuar banjon e diellit. Mirëpo, situata është kthyer në ferr, pasi pronari i plazhit ka ndërhyrë dhe ka reaguar ashpër ndaj veshjes së hixhabit.

“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, tha pronari i plazhit, Dragan Gj.