Euro-komisari për zgjerim, Johannes Hahn, shprehu optimizëm se konteksti i emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë do të mund të zgjidhet për 15 ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë jam optimist se gjatë dy javëve të ardhshme do të kemi zgjidhje. Së paku zgjidhje e cila do të hapë rrugën për fillimin e bisedimeve për qasje me IJRM-në” deklaroi Hahn para Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, përcjellë gazeta greke “Kathimerini”.
Hahn siç tha, se të gjithë dakordohen se kjo do të jetë në të mirë të vendit, për shoqërinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas euro-komisarit, Maqedonia e ka kaluar krizën e thellë politike dhe ka arritur përmirësim në zbatimin e reformave dhe në marrëdhëniet e mira me fqinjët, por këshillon se “nuk ka kohë për vetëkënaqësi”.