Hagë, refuzohet kërkesa për lirimin e Gucatit

Hysni Gucati i cili po mbahet përgjegjës për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, në sallën e gjyqit në Hagë ka kundërshtuar mënyrën e arre*stimit të tij, derisa ka shtuar se do t’i përgjigjej drejtësisë nëse do të kishte ftesë.
“Nuk jam informuar për arre*stimin tim deri në atë moment kur ka ardhur policia EULEX-it në zyrën time. Nuk ka pas nevojë të hyjnë në atë formë policia e EULEX-it në zyrat e OVL, kanë mundur më ftojnë dhe do të isha dorëzuar vet. Pas një orë e gjysmë e kam informuar djalin tim që jam arre*stuar- deklaroi Hysni Gucati, Kryetar i OVL UÇK-SË.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se brenda 30 ditësh do të paraqesin akta*kuzën ndaj tij. Prokurorja Valeria Bolici tha se do të dorëzojnë akta*kuzën brenda 30 ditësh.
“Jemi të përkushtuar për një proces të shpejtë, konfirmojmë që prokuroria Ka ndërmend të dorëzojë akta*kuzën brenda një periudhë 30 ditore- tha Valeria Bolici, Prokurore.

Ndërsa mbrojtja, ka kërkuar nga gjykatësi që të lirojë me kusht Gucatin, derisa procesi është pezull dhe nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj tij. Ndër kushtet që përmendi ishte mos-afrimi i Gucatit në zyrat e OVL-UÇK më shumë se 100 metra.
“Ne mund të ofrojmë një garanci prej 5 mijë euro që ai të jetojë në adresë që do të përcaktohet, të raportojë në policinë e EULEX-it dhe të gjitha këto kushte së bashku me faktin që ai ka familje, fëmijë, nipër e mbesa aty, të gjitha këto i përgjigjen atij rrezikut të rre*zikut të arr*atisjes- pohoi Xhonatan Res, Avokat.

Por Zyra e Prokurorit të Specilizuar kërkoi që Hysni Gucati të vazhdojë parabu*rgimin, meqë siç tha prokurorja, ekziston rr*eziku se ai mund të përsërisë veprat që janë pengim i drejtësisë, për çka edhe është arrestuar.
“Zoti Gucati ka bërë deklarata të tilla ditën e arres*timit, dhe ekziston rre*ziku i përsëritjes ose orvatje për t’u kryer përsëri veprat penale. Kjo tendencë është ndaluar vetëm përmes arrestimit të zotit Gucatit- u përgjigj Valeria Bolici, Prokurore.
Hysni Gucati u arr*estua më 25 shtator në Kosovë, në bazë të një fletar*restimi të Dhomave të Specializuara.