Hagë: Prokuroria ndryshon aktakuzën për Thaçin

GJykata Speciale e Hagës ka ndryshuar aktakuzën e konfirmuar ndaj ish presidentit Hashim Thaci dhe të tjerëve. Aktakuza është miratuar nga gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.

“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e [Redaktuar] dhe se konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar të njëjtit që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj. Ish krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 të akuzuar për krime që dyshohet se janë kryer në luftën e fundit në Kosovë.