Hafizeja Behare Abdiji nga Sllatina në mënyrë solemne mori titullin Hafize e Kuranit Fisnik

Sot, 01.12.2024, në Xhaminë e Re të fshatit Sllatinë-Tetovë u bë duaja e Hifzit të hafizes BEHARE ABDIJI.
BEHARE SELAM ABDIJI u lind më 21.10.2005 nëTetovë.
Hifzin e filloi 20.02.2023 ndërsa e përfundoi 03.11.2024 te muhafidhi i njohur Abdurahman ef. Asllani.
Provimin e hivzit e kaloi me sukses mes datave 06.11-11.11.2024 para komisionit të hifzit pranë Myftinisë së Tetovës i përbërë nga Hfz. Ibrahim ef. Alija, Hfz. Ekrem ef. Hasani dhe Hfz. Idriz ef. Osmani.
Hfz.Behareja ka kryer Medrsenë “Isa Beu” dha vazhdon studimet në FSI-Prishtinë.
Këtë soleminitet të veçantë me prezencën e tyre e nderuan Reisul Ulema i BFI-së H.Hfz. Shaqir ef Fetai me bashkëpunëtorët e tij, myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpuntorë, hoxhallarë të rrethit të Tetovës si dhe mysafir nga Shqipëria dhe Bosnja.
Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili në fjalën e tij uroi hafizen dhe familjen e saj, muhafidhin Abdurahma ef. Asllanin për këtë sukses të madh si dhe ju dëshiroj mirëseardhje mysafirëve.
Ndërsa Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e mbajti fjalën e rastit duke theksuar rëndësinë dhe vlerën e hifzit.
Duanë e hifzit e bëri hoxha Harbin ef. Jonuzi. Ndërsa programin e udhëhoqi sekretari i myftinisë së Tetovës Semir Fazlii.
Muhafidhit dhe hafizes së re nga ana e Rijasetit iu dhurua nga një hedije ndërsa nga Myftinia e Tetovës hfz. Behares iu dhurua një laptop ndërsa muhafidhit një plaketë.
Mirënjohje për muhafidhin Adurahman ef. Asllani.
All-llahu e ndihmoftë hafizen e re në vazhdimin e studimeve islame.