Të enjten që lamë pas, në hapësirat e Fakultetit të Sheriatit, Katedra e Studimeve Bashkëkohore Islame pranë Universitetit Jordanian në Amman të Jordanisë, Hafiz Evzali Sinani mbrojti me sukses tezën e së masterit me titull: “Qëndrimi i Kur’anistëve ndaj komentimit dhe interpretimit të ajeteve të legjislacionit në Kur’anin Fisnik” përara komisionit shkencor në përbërje të: Prof. Dr. Behxhet Habashneh – mentor si dhe Prof. Dr. Azmi Taha, Prof. Dr. Jahja Xhelal dhe Prof. Dr. Alauddiin Adewij – anëtarë.
Komisioni shkencor vlerësoi lartë temën e punuar duke dhënë udhëzim për botim të saj në gjuhën angleze dhe arabe, që është vlerësimi më i lartë i mundshëm.