Hacker-at vje*dhin afro 100 milionë dollarë në kripton japoneze


Liquid, shkëmbimi kryesor japonez i kriptomonedhës është go*ditur nga hacker-at, me afro 100 milionë dollarë që vlerësohet të jenë vje*dhur.
Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se kompania ka njoftuar se disa nga kuletat e saj të monedhës digjitale janë “komprometuar”.

Kjo rezulton të jetë vj*edhja e dytë më e madhe e kriptovalutave që ka ndodhur ditët e fundit.
Jo më larg se javën e kaluar, platforma digjitale, Poly Network, ishte në qendër të një gra*bitjeje prej 600 milionë dollarësh.

“Na vjen keq të njoftojmë se kuletat e ngrohta #LiquidGlobal u komprometuan, ne po i transferojmë pasuritë në portofolin e ftohtë”, ka shkruar kompania në Twitter.
Të ashtuquajturat kuleta digjitale “të ngrohta” zakonisht bazohen në internet dhe janë krijuar për t’i lejuar përdoruesit të kenë qasje më lehtë në kriptovalutat e tyre, ndërsa kuletat “e ftohta” janë jashtë linje dhe më të vështira për t’u qasur dhe për këtë arsye janë edhe më të sigurta.

Blockchain Elliptic, firmë analitike, ka thënë se analiza e saj tregoi se ishin marrë rreth 97 milionë dollarë në kriptomonedha, me shenja Bitcoin dhe Ethereum në mesin e ngarkesës.
Nga ana tjetër, Liquid ka thënë se po gjurmonte lëvizjen e kriptovalutave të vje*dhura dhe po punonte me shkëmbime të tjera për të ngrirë dhe rimarrë pasuritë.

Kompania, e themeluar në vitin 2014, operon në mbi 100 vende dhe i shërben miliona klientëve në të gjithë botën.
Është një nga 20 shkëmbimet më të mëdha të kriptovalutave në botë sipas vëllimeve të tregtimit ditor, sipas të dhënave të CoinMarketCap.
Lidhur me vj*edhjen e javës së kaluar, 600 milionë dollarë u vo*dhën nga Poly Network pasi një hacker shfrytëzoi një dobësi në sistemin e tij.

Megjithatë, hacker-i, i cili quhet White Hat, ka kthyer rreth 427 milionë dollarë të aseteve.
Sipas “BBC”, Liquid nuk është e vetmja platformë japoneze e kriptomonedhës që go*ditet nga një vje*dhje e madhe.
Në vitin 2014, shkëmbimi me bazë në Tokyo, MtGox, u shemb pasi pothuajse gjysmë miliardë dollarë Bitcoin u zhd*ukën, kurse Coincheck u hack-ua në një vj*edhje prej 530 milionë dollarë në vitin 2018.