Haçinson: Jemi krenarë që e kemi Maqedoninë e Veriut si aleate në NATO

Jemi krenarë që e kemi Maqedoninë e Veriut si një anëtar të plotfuqishëm të NATO-s. Populli i Maqedonisë së Veriut ka treguar guxim të madh në pranimin e këtij vendimi politik, deklaroi për MIA-n përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në NATO, ambasadorja Kej Bejli Hatçinson.

“Ata kanë punuar plot 20 vjet për t’u bërë anëtarë i NATO-s dhe jemi shumë krenarë për t’i dëshiruar mirëseardhje”, deklaroi ajo sot në video brifingun për gazetarët.

Ajo shtoi se dera e NATO-s mbetet e hapur për vendet që kërkojnë demokraci, liri, liri të mediave, të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit.

“Këto janë vlerat thelbësore që anëtarët e NATO-s i posedojnë dhe janë zotuar t’i mbrojnë. Maqedonia e Veriut, erdhi në vigjilje të reformave të nevojshme, dhe ne jemi shumë krenarë ta quajmë atë një aleate”, tha Hatçinson për MIA-n.

Brifingu i Përfaqësueses së përhershëm të SHBA-së në NATO u mbajt në prag të takimit ministror të Aleancës ushtarake që do të zhvillohet nesër në Bruksel.
Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në formatin e ministrave të jashtëm, do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Maqedonisë së Veriut në një takim të Aleancës si një anëtare e plotfuqishme e NATO-s