Habitet konsumatori, uji “Izvorska” me afat por pa cilësi! (VIDEO)

Në Pa Censurë, sot është denoncuar gjendja në të cilën është uji i paketuar dhe me afat nga firma “Izvorska”.

Konsumatori i ujit ka vërejtur se ujin që e ka blerë ka ca pika të bardha, të cilat kanë qenë të shtresuara në fund të shishes. Ai e ka tundur shishen dhe i është turbulluar uji. Edhe pse në kapakun e shishe shkruan se ka afat deri në fund të vitit 2018, ky ujë është i dyshimtë për t’u konsumuar.

Ne kemi dërguar pyetje deri tek inspektorati i tregut dhe inspektorati ushqimorë, të cilët as në kthimin e përgjigjeve dhe as në punën e tyre siç duket nuk janë të suksesshëm.

Pa Censurë, vazhdimisht ka raportuar për produkte të dështuara në treg, deri më sot institucionet përkatëse nuk kanë mbajtur përgjegjësi!
http://www.pacensure.com/2018/05/29/kujdes-cfare-konsumoni-produkte-te-mykura-te-prishura-shume-te-rrezikshme/