Habit studentja e stomatologjisë: Shtatzënia dihet duke shikuar në gojë

Një studente e huaj e vitit të katërt në stomatologji ka thënë përmes llogarisë së saj në TikTok se disa dentistë mund të kuptojnë nëse pacientet e tyre janë shtatzëna vetëm duke ua shikuar gojën.
Sukhmani, e cila në TikTok publikon materiale me llogarinë @thatdentalgal_, ka një varg videosh të titulluar “Gjërat që dentisti mund t’jua tregojë vetëm duke ju shikuar në gojë”.

Në pjesën e tretë të postimit, ajo sugjeron se dentistët mund të dinë nëse pacientja është shtatzënë përmes erozionit të smaltit të dhëmbëve që shkaktohen nga nauzea, por edhe përmes një gjendjeje të quajtur gingivitis i shtatzënisë, për të cilën Sukhmani thotë se vërehet te 30 deri në 50 për qind e pacienteve.
“Mishi i dhëmbëve bëhet me inflamacion, më i ndjeshëm dhe më i rrezikuar nga gjakderdhja”, tha ajo në postimin në TikTok, i cili ka grumbulluar 75 mijë pëlqime.
Postimi i saj i nxiti komentuesit që t’i ndajnë përvojat e tyre te dentisti. Një komentuese tha se dentisti e ka zbuluar shtatzëninë e nënës së saj.

@thatdentalgal_

Did you know this? ##pregnancy ##gingivitis ##pregnancysymptoms

♬ original sound – thatdentalgal