Modelja e njohur, Besa Citaku është vajza nga Drenica e cila e përfaqësoj Kosovën në Egjipt, vitin 2021, në mesin e 77 shteteve të botës. Ajo së fundmi në një intervistë ka habitur fansat e saj më një përgjigje të drejtuar për të.
Ajo u pyet se nëse do të martohej me dikë që ka pagën prej 220 eurosh.
Besa tha se do të ishte e mjaftueshme për të dhe se e rëndësishme për të është lumturia se sa paraja.
“Nuk është që çon peshë rroga shumë, është me rëndësi ti shpirtërisht me u ndje mirë me personin, nëse ti ndihesh e lumtur me të dhe të bën të lumtur, se besoj që kish çu peshë rroga e tij”, tha Besa.
Besa para disa muajsh është përfolur për një fotografi ku shihej me Miss Shqipëria, Mali i Zi dhe Miss Serbia duke pozuar të buzëqeshura me shqiponjën dykrenare shqiptare.
Por pas kësaj është publikuar një fotografi tjetër ku vajzat shiheshin duke pozuar me gishta lartë e që u kritikuan me të madhe.
Çitaku e përshkruaji atë fotografi duke thënë se ishte “ një foto e thjeshtë”.
“Një sqarim për të gjithë fansat dhe të gjithë ata komentues që fatkeqësisht nuk hyn me hulumtu se çka është komplet në foto por postojnë për klikime dhe interesa personale, unë nuk pranove me dhanë intervistë për atë portal dhe pastaj ma dërguan disa adhurues në Instagram se kishin postuar atë foto. Desha vetëm të sqarohemi se ne ishim ato që të gjitha konkurrentët i bëme të bëjnë simbolin kombëtare, vajza që shihet në ketë foto bëri se bashku me ne shqiponjën, dhe kjo foto që është bëre nuk ka të bëje asgjë me simbolin e Serbisë dhe me atë që është shkruar në portal,” ka thënë Çitaku.