Habit Kulla: Kam respekt për Dodikun e Republika Srbska

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka deklaruar se ka një respekt për politikanët e drejtpërdrejt, ashtu siç është edhe presidenti i Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik.

Kulla ka thënë se pavarësisht se nuk është i një mendimi me Dodik, ai ka një respekt për qasjen e tij të drejtpërdrejtë.

Sipas Kullës, sot Dodik e do prishjen e marrëveshjen e Dejtonit, çka tregon se kërkon rifillimin e një lufte.

“Unë kam shumë respekt kur politikanët qoftë edhe Dodik, janë të drejtpërdrejtë dhe thonë atë që mendojnë, pavarësisht që unë mendoj komplet të kundërtën. Marrëveshja e Dejtonit është ajo që i ka dhënë paqen Bosnjës. Ajo që do të bëjë sot Dodik është prishja e Marrëveshjes së Dejtonit, dhe prishja e saj nuk mund të bëhet me paqe. Pasi është dashur shumë luftë të bëhej Marrëveshja e Dejtonit. Të hapësh kapakun e Marrëveshjes së Dejtonit do të thotë që t’i të kërkosh të rifillosh luftën“, është shprehur ai në emisionin “MATRIX“ në TËVË 1.

Ndërsa, eksperti thotë se Marrëveshja e Dejtonit është nga ato marrëveshjet e mëdha që bota mbahet në bazë të tyre.

Ndër këto marrëveshje të mëdha, ai ka përmendur edhe atë të vitit 2001 për Maqedoninë e atë të Kumanovës që Serbia e ka nënshkruar me NATO-n.

“Bota mbahet në bazë të dokumenteve strategjike dhe marrëveshjeve të mëdha. Në Ballkan ne kemi disa nga këto marrëveshjet e mëdha. Një nga marrëveshjet, Dejtoni i përket Bosnjës, një marrëveshje tjetër i përket Maqedonisë në 2001, kemi një marrëveshje që i përket Kosovës, të cilën Serbia e ka nënshkruar me NATO-n në Kumanovë“, ka shtuar ai. /teve1.info/