Habit këngëtari shqiptar: E njoh personalisht, Goran Bregoviç duhet të thirrej në qendër të Prishtinës e jo në Korçë

Këngëtari shqiptar Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit ‘’Ilirët’’ thotë se e njeh personalisht Goran Bregoviç pasi e ka takuar në Lipjan të Kosovës. Në një intervistë tijën, këngëtari shqiptar u shpreh se Bregoviç ka respekt për kombin shqiptar.

“Unë e njoh atë personalisht. Groan Bregovciqin e kam njoftuar në Lipjan dhe kam kënduar aty këngë amerikane, angleze. Kur e kryem më tha, s’ka me melosin shqiptar, ai mu, si në pëshpëritje. Nuk është nacionalist. Unë po ju them se ka respekt për kombin tonë. Për të fundit herë me të jam takuar paralufte, paslufte jo. Aq sa unë e njoh Goran Bregoviqin, ka një respekt për kombin shqiptar”, tha Shemi.

Këngëtari gjithashtu thekson se më parë Bregovicin duhet ta thërriste Kosova, në qendër të Prishtinës, e më pas ai të këndonte në Korçë.
“Kosova është dashur ta thërriste. Është dashur me e thirr në qendër të Prishtinës me kendu, e jo atje në Korçë. Goran Bregoviqi nuk ka të bëjë me politikë, ska qenë kurrë politikan,”- shtoi ai.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.