Të rinjtë kanë shumë konfuzion kur flitet për martesën. Të martohen në moshë të madhe apo të re, është një nga dilemat e tyre. Mirëpo ka dhe nga ata që martesën nuk e kanë si opsion në jetën e tyre dhe një ndër ta është dhe gazetari Ervin Kurti.
Teksa po flitej në rubrikën “Trotuar” për këtë temë, Ervini deklaroi se do të jetë një beqar i përjetshëm. Kjo për faktin se ai dëshiron të jetë një person i lirë dhe nuk ka dëshirë t’i japë “llogari” askujt për veprimet që bën.