Habibe Duraki, e lindur në Haraçinë dhe gruaja më e votuar në komunën e Everes me 753 vota, është betuar sot për mandatin e saj të dytë si nënkryetare e komunës. Ajo do të shërbejë në këtë rol për një periudhë gjashtëvjeçare.
Pasi mori besimin e qytetarëve për herë të dytë, Habibe Duraki u shpreh me mirënjohje:
“Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni mbështetur. Falë jush, jam këtu ku jam sot!”
Duke qenë një grua nga Haraçina, ajo jo vetëm që përfaqëson fuqizimin e grave në politikë, por gjithashtu është një shembull frymëzues për komunitetin shqiptar në diasporë. Përkushtimi dhe puna e saj kanë kontribuar në zhvillimin dhe mirëqenien e komunës së Everes.
Urime dhe suksese në detyrën e saj të re!