Gyshja 90 vjeçare nga Britania e merr e para në botë vaksinën e Pfizer-it

Margaret Keenan, një grua 90 vjeçe nga Britani, është bërë personi i parë në botë që e ka marrë vaksinën e Pfizer-it kundër koronavirusit jashtë testimit.

Ajo u vaksinua në spitalin lokal në Coventry në pjesën qendrore të Anglisë. Vaksinimi u bë në orën 6 e 31 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, vetëm një javë para se gjyshja t’i mbushte 91 vjet jetë.

Britania të martën e filloi vaksinimin e njerëzve me vaksinën e zhvilluar nga kompania amerikane “Pfizer” dhe ajo gjermane “BioNTech”, duke u bërë shteti i parë perëndimor që e fillon vaksinimin e popullsisë së përgjithshme.

Vaksinimi masiv pritet t’i shtojë shpresat se bota mund të bëjë kthesë në luftën kundër një pandemie që e ka shkatërruar ekonominë dhe ua ka marrë jetën mbi 1.5 milion njerëzve.

“Ndihem shumë e privilegjuar të jem personi i parë që vaksinohet kundër COVID-19. Është dhurata më e mirë e hershme për ditëlindje që do ta dëshiroje, sepse kjo nënkupton që unë më në fund mund të pres që të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi për Vitin e Ri pasi qëndrova e vetme për pjesën më të madhe të vitit”, tha zonja që u vaksinua.

https://www.youtube.com/watch?v=Mhf0e7qNtQU&feature=emb_title