Grushtoi Arbenitën, Fero: E dua gruan time 200 herë më shumë

“E kam dashur nënën time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time, me nënën tim dhe njerëzit, por Islami tani më ka mësuar që të jem shembullor.
Tani që e kam kuptuar fenë tonë, nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë.
Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”,-ka deklaruar Fero i ftuar së fundmi në një emision televiziv.

Ish-reperi hoqi dorë nga muzika rreth një javë më parë dhe deklaroi se do të bëhej një besimtar mysliman, praktikues i rregullt i fesë Islame.

Po ashtu Feronit Shabanit kërkoi falje për të gjitha tekstet e këngëve të tij të mëparshme të cilat kanë përmbajtje erotike dhe fjalor banal.

Ish-reperi ka deklaruar publikisht se Islami e ka ndryshuar e madje ka kërkuar falje edhe për faktin që grushtoi bashkëshorten e tij Arbenitën pak javë më parë. Ai tha live se me njohjen e fesë e do atë 200 herë më shumë e po ashtu të gjithë njerëzit e tij të afërm.