Grushta e shkelma në supermarket për shkak të koronavirusit

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar frikë në të gjithë botën si dhe ka nxjerrë në pah natyrën e njerëzve.
Gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë raste të personave që grinden me njëri-tjetrin në supermarkete për të blerë produkte të ndryshme.
Në Australi një 39 vjeçar u arrestua pas një zënke me një person tjetër brenda një dyani.

Sipas BBC ata janë zënë si shkak i tensionit të krijuar nga koronavirusi.
Ai pritet të dalë përpara gjykatës javën e ardhshme për të marrë dënimin.
Ndërkohë në Australi, supermarketet vijojnë të gumëzhijnë nga njerëzit që janë sulur për të blerë produkte për t’i bërë ballë pandemisë.
Qeveria ka njoftuar se në këto supermarkete, një sportel do të jetë vetëm për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi ndryshe.