“Grupi i zjarrit” perkrahim fuqishëm ndryshimet kushtetuese

Grupi i zjarrit që funksionon si fraksioni i BDI-së përmes një komunikate theksojnë se integrimet euro-atlantike janë prioritet andaj fuqimisht përkrahim ndryshimet kushtetuese.

“Rrjedhimisht, duke dashur që në këtë proces të kemi rol aktiv dhe pjesëmarrës dhe jo vetëm vrojtues, edhe pse zyrtarisht nuk jemi të ftuar, shprehim gatishmërinë e plotë që si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim të marrim pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese dhe në dispozicion të vendit t’i vendojmë të gjitha kapacitetet tona profesionale.Ritheksojmë, qëndrojmë të palëkundur në iniciativën për ndryshime kushtetuese, veprim që vendit do t’i hapte perspektivë të re në rrugën drejt integrimit në BE, duke respektuar edhe vullnetin absolut të popullit shqiptar për heqjen e përkufizimit “20 për qind” nga Kushtetuta sa i përket gjuhës shqipe. Ftojmë të gjithë faktorët politik shqiptar të prononcohen rreth kësaj teme të rëndësishme, ta mbështesin këtë iniciativë dhe të jemi unik në këtë qëndrim, me ç’rast do të hapej një kapitull i ri edhe në rrugëtimin tonë europian, por gjithashtu edhe në drejtim të përmirësimit të një padrejtësie më shumë se dy-dekadëshe ndaj popullit shqiptar në RMV”, thuhet në njoftimin e Grupit të Zjarrit.