“Grupi i Zjarrit” i BDI-së demanton se do t’i bashkohet Besës

Të pakënaqurit brenda BDI-së, të cilët në publik njihen si ‘Grupi i Zjarrit’, dhe të cilët që nga e shtuna e kaluar, funksionojnë si fraksion brenda BDI, kanë demantuar spekulimet se ata do të kyçen në partinë Besa, kumtuan sonte nga i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit”.

Lajmin e remë se ata do të kyçen brenda subjektit Besa, që e publikuan disa media maqedonase, e quajnë të pavërtetë, ndërsa shtojnë se lufta për demokratizimin, transparencën, vendosjen e meritokracisë dhe të llogaridhënies brenda Bashkimit Demokratik për Integrim do të intensifikohet në javët në vazhdim” thuhet në reagimin e tyre.