Grupi i Vishegrahdit: Maqedonia vetëm 105 milion euro për luftë kundër Koronavirusit

Me 0.2% të buxhetit të shtetit ose me vetëm 105 milionë euro për luftën kundër koronavirusit, Maqedonia e Veriut është në vendin e fundit të vendeve për nga lartësia e mjeteve të ndara për këtë qëllim. Informatën që e publikuan në rrjetet sociale nga ana e Grupit të Vishegradit që e përbëjnë Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, tregon se në rajonin tonë më shumë para në luftën kundër kësaj krize ka ndarë Serbia, 11% nga buxheti i saj. Shqipëria vendosi të ndajë mbi 1%, ndërsa Kosova thuajse 2.5%.

Përqindja e mjeteve nga buxheti ,Maqedonia e Veriut 0,2 % Shqipëria 1,3 % ,Kosova 2,3 % ,Bullgaria 3,5% ,Greqia 4,5% ,Serbia 11%

Më shumë mjete në luftën kundër Korona virusit nga vendet evropiane ka ndarë ekonomia më e fuqishme në Kontinentin e vjetër, Gjermania 30.6%. më pas vijojnë Britania e Madhe 25%, Italia dhe Spanja me 20%, Hungaria 19.5% dhe Çekia 18%. Ekspertët janë decid, nga buxheti i projektuar për këtë vit në Maqedoni prej 3.6 Miliardë euro, paratë e ndara për luftën kundër pandemisë janë tëpakonsiderushme. Shkurtimet e shpenzimeve buxhetore janë të pakëta, vlerësoi ish ministri i financave Nikolla Popovski.

Pres nga fillimi i majit shkurtimet e shpenzimeve buxhetore nëpër sektore të jetë më i madh. Qeveria pak është vonë, por shpresij që pandemia të mos zgjasë shumë, por me këtë po rrezikon. Për shembull, me pagesën e rrogave të marsit për gjithë administratën, mendoj se bëri gabim -deklaroi Nikolla Popovski, ish ministër i financave.

Sipas Popovskit, ekziston më shumë mundësi të shkurtohet nga buxheti i Ministrisë së kulturës, arsimit si dhe pjesa më e madhe e parave të ndara për investime kapitale për këtë vit.