Grupi 6+ do të votojë pro rrëzimit të Qeverisë Kurti

Deputeti Albert Kinolli nga 6+ tha se do ta japin votën e tyre për rrëzimin e Qeverisë duke e pasë parasysh se votat e tyre nuk janë vendimtare, pasi shumica është e siguruar.

Ai tha se në këtë Qeveri që e kanë votuar dhe që janë patnerë të koalicionit është zbehur dhe minimizuar raporti mes tyre.

“Duke pasë parasysh që si institucione në çfarë situate alaramante gjendemi, shëndeti është i shenjtë dhe primar. Është dashur të ketë një unitet dhe të luftojnë një armik të përbashkët – koronavirsun”.

“Kur qytetarët i kanë drejtuar sytë nga përfaqësuesit të tyre, duke u përballë me mungesën e mjeteve bazë kanë mbetur në mëshirë të Zotit”.

“Sot pa dëshirën tonë si grup parlamentar jemi mbledhur në seancën e mocionit për rrëzimin e Qeverisë që ne ia kemi dhënë besimin për të krijuar institucionet. Me përkrahjen tonë ndodhi formimi i Qeverisë”.

“Vota jonë nuk do të jetë vendimtare pasë parassyh vullnetin e shumicës, prandaj e përkrahim edhe ne”./Klan Kosova