Grup intelektualësh në Dibër pritet të garojnë me kandidat të pavarur për Komunën dhe listë për këshilltarë

Një grup intelektualësh nga qyteti i Dibrës pritet që këto zgjedhje të garojnë krahas partive politike, pa u bërë e ditur akoma nëse do kenë përkrahje apo jo nga ndonjë subjekt politik i caktuar.

Një listë me 15 kandidatë për këshilltarë komunal dhe kandidati i pavarur për kreun e Komunës, intelektualë të fushave të ndryshme, do jetë formacioni i tyre i cili është në krijim e sipër.

Personat e këtij grupi që kontaktuan në redaksinë tonë shprehen se kjo vjen si rezultat i zhgënjimit të madh të dibranëve nga partitë politike dhe se kjo ofertë do gjejë përkrahje të madhe tek dibranët. Ata janë të hapur për prurje të reja dhe besojnë fuqishëm qe do kene sukses maksimal.