Grujevski dhe Boshkovski dënohen me 30 vjet bashkërisht

Dy të arr*atisurit, ish agjentët Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë dënuar me 30 vjet bu*rg bashkërisht në rastin “Target-Fortesa” për përgjimet ilegale. Që të dy do të vuajnë nga 15 vjet bu*rg.

Agjentët kanë qenë lidhje me Sasho Mijallkovin dhe vetë i ka përgjuar të dëmtuarit nëpërmjet kompjuterit të vetë. Ai ka pasur edhe qasje deri te të gjithë numrat e telefonit që kanë qenë lëndë përgjimeve.

Edhe pse të arratisur në Greqi, u është gjykuar në mungesë për shkak se nuk është pranuar ekstradimi i disahertë që është kërkuar nga autoritetet e vendit, për shkak se të njëjtit paraprakisht janë amnistuar nga ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov./TV21