Gruevski: Njerëzit në Budapest nuk mund të besojnë se çfarë më ka ndodhur në Maqedoni

Nuk kishte ndërhyrje të askujt për Nikolla Gruevskin për të marrë azil nga Hungaria, pretendon ish-kryeministri në intervistën e tij të fundit për InfoMaks, duke shtuar se ai kaloi një procedurë të rregullt me dy intervista të gjata dhe me qindra pyetje për këtë çështje.
“Asnjë ndërhyrje. Kam ndjekur një procedurë të rregullt me dy intervista të gjata, një për gjashtë orë, një tjetër intervistë dy ose tre orë, me qindra pyetje në lidhje me të gjitha detajet për ardhjen time këtu (Budapest). Nga ajo që unë mund të shihja në shprehjen e njerëzve që më intervistonin, u tronditën kur u thashë se çfarë po ndodhte me mua në Shkup, në kontekstin – cilat ishin problemet, atë që unë u gjykova, çfarë lloj shkeljesh kisha bërë”, thotë Gruevski.
Ai shpjegon se njerëzit që e intervistuan atë në procedurën për marrjen e azilit i kërkuan atij disa herë të njëjtën përgjigje, me qëllim që të kontrollonte nëse përgjigjja e dhënë nga Gruevski ishte e saktë, sepse ato dukeshin të pabesueshme.
“Ata nuk mund ta besonin atë, kështu që më pyetën dy herë nëse më kuptonin mirë, siç është “pritni zotin Gruevski, doni të thoni se keni qenë të gjykuar sepse keni ndikuar për të blerë një makinë anti-plumb, sepse keni dashur pos të huajve me të të shëtisni ndonjëherë edhe ju?”, dhe unë them “Po”, dhe tani për këtë u kanë dënuar 2 vjet, “Po”, dhe njerëzit më shikonin me habi duke menduar se nuk e kuptojnë dhe një herë më pyesnin. Dhe jo vetëm për këtë, dhe për lëndët e tjera që unë jam nën përndjeje”, thotë Gruevski.