Gruevski: Monstra në formë njeriu, Dobrilla Kacarska po përpiqet të portretizohet si viktimë

Ish-kryeministri i arratisur, azilanti Nikolla Gruevski ka reaguar nga deklaratave të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, e cila mbrëmjen e djeshme tha se pasi kishte shqiptuar dënimin ndaj Guevski, në Greqi ishte sulmuar fizikisht, përcjell TV21. Gruevski e quan Kacarskën “gjykatëse e Zoran Zaevit”.

“Mesa duket kjo monstër me fytyrë njeriu e ka “mizën nën kapelë”, ndaj edhe “po e tremb”. Ajo do të jetojë gjithë jetën me atë peshë të ndërgjegjes nga krimet e kryera dhe me ndjenjën dhe nevojën për t’u paraqitur si viktimë para publikut, kur nuk mund të jetë më hero. E di që personalisht nuk kam menduar, e lëre më të urdhëroj dikë që të hakmerret fizikisht ndaj saj”, shkruan mes tjerash Gruevski.