Gruevski me thirrje për pro*testë kundër vendimeve gjyqësore për “27 prillin”

Ish kryeministri, tashmë azilanti në Hungari, Nikolla Gruvski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje dhe ka mbështetur pro*testën kundër vendimeve gjyqësore ndaj të dë*nuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Gruevski në shkrimin e tij ak*uzon pushtetin aktual se qëllimisht ka provokuar turmën, për t’u fajësuar më pas VMRO-DPMNE-ja dhe organizatorët e pro*testës së atëhershme.

“Mbështetje dhe thirrje për pro*testë të dielën në Shkup. Pro*testa më 25 prill, me çka kërkohet lirimi ose mënyrë për lirimin sa më të shpejtë të të arr*estuarve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, si dhe anëtarëve të Ministrisë së Brendshme, është e justifikuar. Gjykimet ndaj tyre janë të padrejta. Në atë ditë, deputetët e qeverisë aktuale vazhduan seancën qëllimisht, me vetëdije dhe plotësisht në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese në një kohë kur turma e mbledhur e njerëzve që kishin pro*testuar të qetë për 60 ditë ishte para Kuvendit, plotësisht të vetëdijshëm se ata do të provokojnë një reagim të njerëzve të mbledhur për të mbrojtur Kushtetutën. Ata u udhëzuan qartë se një incident do të ishte i mirë për ta, dhe pastaj faji për publikun vendas dhe ndërkombëtar do të binte mbi organizatorët e pro*testave paqësore, pjesëmarrësit në ato protesta paqësore, por edhe mbi VMRO-DPMNE-në”, shkruan mes tjerash Gruevski.