Gruevski ka një porosi për Zaevin

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka reaguar pas aktak*uzës së parashtruar kundër tij dhe disa personave për rastin “Vendet në Vodno” dhe pasi që Gjykata Pe*nale i caktoi parabu*rgim atij, duke thënë se me disa dëshmitarë të kërcënuar, Zoran Zaev vazhdon të ushtrojë trysni politike dhe terror ndaj kundërshtarëve politik.
Ai e quan kryeministrin Zaev kr*iminel dhe e ak*uzon se institucionet ushtrojnë trysni të paparë dhe kërc*ënojnë njerëzit që të dëshmojnë kundër tij.

“Ai nuk ka mëdyshje dhe vet dërgon mesazhe te disa nga vi*ktimat se do t’u ofrojë ndihmë nëse dëshmojnë kundër meje. Për atë nuk përbën që represionet të shkojnë deri në atë nivel që dikush me ditë të jetë i mbyllur, të privohet nga ujë për pije, nëse nuk ka mënyrë se si të veprojë. Dërgimi i të gjithave Inspektoriatëve te firmat e biznesmenëve me detyrë që të ushtrohet trysni dhe të bëhen dëshmitarë të rremë është gjithmonë mjeti i parë me të cilën fillohet, më pas nëse kjo shkon pa sukses shkohet me torturat e tjera”, shkruan Gruevski.

Sipas tij, Zaevit i duhen raste të reja për ta shpërqendruar vëmendjen nga aferat kr*iminale me biznesin me ma*rihuanë dhe aferën me pasaportat.
“Gjithçka që bën këto vite Zoran Zaev një ditë do të zbulohet dhe do të del në shesh, ndërsa ai do të japë përgjegjësi”, shkruan Gruevski.