Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili u arrаtis në Budapest,nëpërmjet avokatëve të tij gjatë katër muajve të kaluar ka mbushur Gjykatën e apelit me ankesa lidhur me masën e pаrаburgimit që iu shqiptua pas akuzave të lëndëve të PSP-së. Kjo gjë u bë e ditur në raportin gjashtë mujor që publikoi Prokuroria Speciale Publike.
“Duke u bazuar në ankesën e dorëzuar në Gjykatën e apelit, nga ana e avokatit mbrojtës të Nikolla Gruevskit, në seancën e mbajtur më 15 janar 2019, e njëjta është refuzuar si pa bazë dhe vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi I e vërtetoi atë”, thuhet në raport, transmeton Tocka.mk.
Për disa nga ankesat e Gruevskit, Gjykata e apelit ende nuk ka dhënë përgjigje. Kurse të gjitha ankesat e Gruevskitg jykata i ka refuzuar, dhe mendim negativ për ankesat ka dhënë edhe PSP.