Gruevski gjykohet në mungesë edhe në rastin “Titanik”


Gjykimi i sotëm për rastin “Titanik” vazhdoi me publikimin e bisedave të tjera të përgjuara për manipulimet zgjedhore. Protagonistë ishin Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska.

Mile Janakieski është koka e organizimit të zgjedhjeve në rrethin e dytë të zgjedhjeve lojale të vitit 2013. Dëgjohet se si Janakieski me përpikëri kontrollon se kush ka dalë e kush jo të votojë. Kontrollon të punësuarit e firmave private që bashkëpunonin me pushtetin e atëhershëm, kontrollu bën edhe të punësuarve në institucione shtetërore e të tjerë.

“SGS, Muzeu i Qytetit të Shkupit, shkollat fillore, të mesme, prej gjithkund kemi lista. Tek Parqe dhe Gjelbërime jemi më dobët. Aty po sulmojmë më shumë”, është një prej llogarive që i jep një bashkëbiseduese Mile Janakieskit.

Janakievki në një bisedë tjetër flet se të punësuarit në firmën e Orce Kamçevit, Orka Hollding, nuk kishin dalë të votojnë, dhe nga baza në të cilën kishin qasje, dukej qartë se kush ka votuar e kush jo. Lista shkonte edhe në mënyrë më të detajuar. Mile Janakieski e dinte me emër dhe mbiemër, çdo familje që nuk ka dalë të votojë. Dhe dërgonte njerëz për t’u bërë presion që të votojnë. Por dëgjoheshin edhe raste të familjeve që i lajmëroheshin Janakieskit për t’ia konfirmuar se kanë votuar, ose për ti thënë se nuk do të dalin të votojnë pasi kanë rast vdekjeje. “Këta të Drejtorisë për të ardhura publike nuk kanë dalë ende të votojnë. Gjejani adresat dhe le tu shkojnë në shtëpi”, urdhëron Mile Janakieski një bashkëbiseduese, njofton Shenja.

Në një bisedë të ish ministres së brendshmme Gordana Jankullovska dhe ish ministrit të transportit Mile Janakieski, flitet se sa është e rëndë të fitohen zgjedhjet në Qendër, pasi këtu për shkak të nivelit më të lartë të arsimimit dhe vetëdijes ishte shumë rëndë të korruptoje votues. “Këtu nuk është Jegunoc, në Qendër jeton masë intelektuale njerëzisht. Po na kthehet kundërt korrupsioni”, ia kujton Jankullovska Janakieskit.