Gruevski fillon të merret me biznes, hap kompani në Hungari

Pothuajse tre vjet pasi arratisjes nga Maqedonia e Veriut, ish kryeministri Nikolla Gruevski tashmë është bërë biznesmen. Ai ka regjistruar një kompani me aktivitet të gjerë biznesi në Pecel, qytet i vogël pranë Budapestit.

Pasi Hungaria refuzoi ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut, ku kërkohet për vuajtjen dënimit me bu*rg dhe për gjykim në disa lëndë penale, ish kryeministri Gruevski tani po hap mundësi të reja karriere.